Skuadra e Gjilanit ka zbarkuar në shtetin e Letonisë, përkatësisht në Riga.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit po marrin pjesë sivjet në garat evropiane, për herë të dytë në histori të klubit.
Tashmë, gjilanasit kanë arritur në Letoni para ndeshjes së nesërme me Liepajan.
Ndeshja në fjalë është e rundit të parë eliminator për Ligën e Konferencës.
Ndeshjen e parë, nës tadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e fitoi Gjilani me rezultat minimal, 1:0.
Ndryshe, ndeshja e nesërme nis nga ora 16:00.
Në rast të kualifikimit, Gjilani do të ndeshet me gjigantin zviceran, Young Boys./