×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra kazake, Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

    Insajderi
    23 October 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë.

    Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm.

    Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Grigory Babayan.

    “E kemi një rrugë të vështirë përpara, do ta kemi një ndeshje me Ballkanin. Kemi probleme me fluturimin çarter. Siç e dinë të gjithë, Kosova është një shtet që nuk njihet nga Kazakistani dhe kështu me radhë. Ka vështirësi me hyrjen e lojtarëve rusë dhe serbë, do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet ta rregullojmë logjistikën dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi trajneri i Astanas për uebfaqen zyrtare të klubit.

    Ballkani dhe Astana do të përballen mes vete të enjten në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:45.

    Aktualisht, kampioni kosovar e sheh veten në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë pas dy ndeshjesh të zhvilluara, kurse Astana është e fundit pa pikë. /GazetaExpress/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark