×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Smarti shënon 20 vjetorin e ekzistimit

    Insajderi
    08 July 2018 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para dy dekadave në rrugë është shfaqur gjenerata e parë e modelit Smart, e cila është ideuar nga Mercedesi.

    Prodhimi i Smartit ka filluar në vitin 1998, por ideja për një veturë të tillë, të vogël për qytet, ishte projektuar qysh në fillim të viteve 70-a.

    Mercedesi këtë projekt në atë kohë e quante “veturë se së ardhmes”, ndërsa skicat e para të vitit 1972 kanë prezantuar një veturë ultra-kompakte me një gjatësi prej vetëm 2.5 metra.

    Drejtuesit e kompanisë, kishin konstatuar se ideja është “mbresëlënëse” por që atë kohë ishte teknikisht e pamundur, sepse ky model nuk plotësonte standardet e nevojshme të sigurisë.

    Megjithatë, inxhinierët kanë vazhduar të zhvillojnë një ide tjetër edhe në vitin 1980, por ende ishin larg realizimit të këtij automjeti.

    Në vitin 1993, para anëtarëve të Komitetit Drejtues të Mercedesit janë prezantuar konceptet Eco Sprinter dhe Eco Speedster. Këta anëtarë janë ndarë të kënaqur me atë që kanë parë dhe më pas kanë dhënë dritën jeshile për zhvillimin të mëtutjeshëm të këtyre dy modele.

    Gjithashtu, për këtë lloj veture është interesuar edhe prodhuesi i njohur i orëve – Swatch, themeluesi i së cilës është Nicolas G. Hayek. Ai kishte plane për një veturë të vogël urbane qysh nga viti 1989.Nga ky partneritet [Mercedes dhe Swatch], është krijuar kompania Mico Compact Car AG, ndërsa lokacioni në të cilin do të zhvillohej prodhimi është zgjedhur Hambah, në Francë, afër kufirit me Gjermaninë.

    Zhvillimi në këtë model serik ka filluar në vitin 1994, ndërsa Smarti i parë është prezantuar para publikut të gjerë në panairin e veturave në Frankfurt në vjeshtën e vitit 1997. Prodhimi i tij ka filluar një vit më vonë, më 2 korrik të 1998-ës, ndërsa në vitin e njëjtë në muajin tetor veturat e para u janë shpërndarë pronarëve.

    Në vitin 2000, është shfaqur versioni kabrio i Smartit, ndërsa tri vjet më vonë janë shfaqur edhe versionet Roadster dhe Roadster Coupe.

    Familja e modelit Smart është zgjeruar në vitin 2004 me versionin ForFour, me katër dyer, i cili është krijuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur japoneze Mitsubishi. Megjithatë, ky version ka qëndruar në treg vetëm dy vjet, ku në vitin 2006 është ndërprerë prodhimi i tij.

    Smart ForFour është rishfaqur në vitin 2014, atëherë kur është lansuar edhe gjenerata aktuale e modelit Smart.

    Ndërkaq në vitin 2007, është prezantuar gjenerata e dytë e modelit Smart ForTwo, transmeton Koha.net. Ky model ishte pak më i madh dhe më komfort për dallim nga paraardhësi i tij, ndërsa në vitin 2008 është shfaqur për herë të parë në SHBA.

    Gjenerata aktuale e modelit Smart është shfaqur pas 7 vjetësh, së bashku me Smart ForFourin e ri, si dhe shumë shpejtë pas këtyre është shfaqur edhe versioni kabrio.

    Përveç motorëve benzinë dhe dizel, Smart që nga gjenerata e dytë ka ofruar edhe versionin elektrik dhe ky trend ka vazhduar edhe te modeli më i ri.

    Planifikohet që Smarti në një të ardhme të afërt të prodhohet dhe të shitet vetëm në version elektrik. Fjala është për tregun europianë nga viti 2020.

    Për 20 vjetët e ekzistimit të Smartit, janë shitur mbi 2.2 milionë vetura me etiketën e këtij prodhuesi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark