×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sociologia: Gruaja vendos sa fëmijë do të kenë, burrat janë te dorës së dytë në këtë dimension

    Insajderi
    20 October 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sociologia  shqiptare Eris Dhamo ka folur në një intervistë rreth familjes dhe momentit kur vendoset se sa fëmijë një çift dëshiron të ketë.

    Sipas saj duhet të jenë gratë ato që vendosin se sa fëmijë duan të bëjnë, ndërsa në këtë çështje burrat luajnë një rol dytësor.

    “Unë kam parë që gratë kërkojnë më tepër angazhim dhe realizim personal, pasi tek e fundit, trupi është trupi i gruas dhe vendimin final duhet ta marrë gruaja. Ajo e di se çfarë ndodh me trupin e saj dhe si do e përballojë atë që do ndodh me trupin e saj. Kështu që burrat në këtë dimension janë të dorës së dytë. Janë pjesë e familjes dhe e vendimmarrjes, por janë të dytët në vendimmarrje. Timonin për lindjen e fëmijëve e kanë gratë, pasi ka ndryshuar edhe roli që gratë në këto kohë kanë në familje”, tha sociologia Dhamo në Euronews Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark