×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sokol Halili me lavde të mëdha për Policinë në letrën para vetëvrasjes: Janë të drejtë

    Insajderi
    02 December 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para se ta vriste vetën, dorasi i Hamide Magashit, Sokol Halili ka lënë një letër pas, shkruan Insajderi.

    Ai ka konfirmuar se vrasjen e gruas dhe fëmijës së tyre e ka bërë me vetëdije. Ai sot nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje.

    Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

    Por, në letrën që kishte shkruar ai kishte thurur lavde për Policinë.

    Mos e humbni shpresën në Zotin e madh dhe në policinë tonë se shumë janë të drejt, kuptueshm po mos u merrni me media se çka kanë tha”, deklaron ai.  

    Ish-bashkëshortja e tij, tani e ndjera Hamide Magashi e kishte denoncuar Halilin në polici për dhunën që e ushtronte ai. Këtë e ka bërë para disa muajsh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dhunën ndaj tashmë të ndjerës e kanë konfirmuar edhe familjarë të saj. Motra dhe dhëndri i saj, nga QKUK-ja aty ku edhe ndodhi krimi makabër deklaruan se e ndjera ka katër muaj që është ndarë nga vrasësi pasi ai ushtronte dhunë ndaj 35 vjeçares. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzënisë dhe brenda dy ditësh pritej ta kryente lindjen.

    Lidhur me denoncimin e saj në polici, prokuroria Themelore e Ferizajt, kishte nisur hetimet. Me 10 gusht ajo e ngriti aktakuzën.

    Ky institucion e ngarkonte Halilin me veprën penale “Kanosje”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjykata atij i kishte shqiptuar dënim me gjobë.

    Mes tjerash në letër ai shprehet se me “dhe kom pas qejf me ja pa ceremoninë e varrimit dhe kam pas qejf me pa a po flitet naj kun fjala e vërtetë se kam mut me shku kry për kry me ta po kam pas qef me pa dhe me ni qysh po shkon e vërteta”.

    Vrasëses i Hamides nuk ka sharë e ofenduar mediat në përgjithësi e gazetaret duke thënë “Do gazetare të pshurrta, me gojë si qorapa e bot*ë të shkyme”, që sipas tij flasin me fjalë të tjerëve dhe nuk shkojnë me vet në gjykatë çka ka thënë ish-gruaja e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark