×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli pas fitores së Malishevës ndaj Trepçës ’89: Kjo fitore dërgon drejt sigurisë, pasi deri më tani kemi luajtur me presion

    Insajderi
    03 May 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se Malisheva pothuajse e ka konfirmuar qëndrimin në Superligë pas fitores që e arriti në shtëpi ndaj Trepçës ’89. Malisheva triumfoi 1:0 ndaj 89-shit të mërkurën në duelin e xhiros së 32-të për ta regjistruar fitoren e tretë rresht në Superligë.

    Me këtë fitore, Malisheva forcohet në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë, pesë më shumë se Trepça ’89 dhe Ferizaj që zënë vendin e tetë, përkatësisht të nëntë. Sipas Sokolit, fitorja ndaj 89-shit pothuajse e dërgon Malishevën drejt mbijetesës.

    “Ishte ndeshje e vështirë për dyja ekipet. Ne nuk filluam mirë, patëm shumë gabime por fatmirësisht shfrytëzuam gabimin e kundërshtarit për të shënuar golin dhe për ta ruajtur rezultatin. Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët që u angazhuan shumë. Kjo fitore dërgon drejt sigurisë, pasi deri më tani kemi luajtur me presion për shkak të situatës në tabelë. Tash e tutje, do të na nevojiten edhe 5 apo 6 pikë të për siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Superligë”, është shprehur Sokoli. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark