Ndeshjen e parë në Conference League, Ballkani do ta luaj sonte kundër Plzenit që do të nisë nga ora 21:00. Kjo është hera e parë që Ballkani ndeshet me Plzenin, ndonëse vendasit cilësohen si favorit kryesor. Ballkani shkroi historinë në futbollin shqiptar duke u kualifikuar për herë të dytë rresht në një garë evropiane.
Ndërkohë kjo histori vazhdon për trajnerin nga Tirana, Ilir Daja i cili po punon mjaft mirë në Suharekë dhe për të dytin vit i ka çuar në fazën e grupeve, një histori e padëgjuar më parë në trevat shqiptare.
Përveç skuadrës çeke, në grup me skuadrën e Ballkanit në këtë raund do të jetë edhe Dinamo e Zagrebit dhe Astana e Kazakistanit.