×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sonte fillon “Mitrovica International Jazz Days”

    Insajderi
    28 August 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mitrovica International Jazz Days vjen sonte në edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare. Për të parë përgatitjet dhe për ta përgëzuar për përkushtimin e saj ndaj rikthimit të kësaj traditite në Mitrovicë, ministri Çeku takoi Rona Nishliun, themeluesen festivalit.

    Richard Bonna, dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band – orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin publik të qytetit.

    Programi i festivalit MIJD, me mbështetje të MKRS, vazhdon deri me 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve keni mundësinë t’i përcjellni koncertet si dhe të merrni pjesë në punëtori të ndryshme dhe të krijoni momente të paharrueshme.

    Agjendën e detajuar mund ta gjeni në faqen e Mitrovica International Jazz Days.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark