Në kryeqytetin e Francës, në Paris, prestigjiozja ‘France Football’ ndanë çmimet për më të mirët e këtij viti në botën e futbollit.
Futbollisti më i mirë, futbollistja më e mirë, portieri më i mirë, lojtari më i mirë i ri dhe shumë çmime të tjera do të ndahen këtë ditë.
Messi është favoriti dhe sipas shumë mediave fituesi i Topit të Artë për këtë vit. Por, Lewandowski nuk qëndron larg dhe mund të jetë fitues i mundshëm.
Ceremonia e dhënies së çmimit Topi i Artë për vitin 2021 do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris. Organizatorët kanë zgjedhur “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës. Bëhet fjalë për një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862.
Pikërisht në këtë vend u organizua edhe ceremonia e fundit, ajo në vitin 2019, ku fitues u shpall Lionel Messi. Ceremonia e dhënies së këtij trofeu do të nisë në orën 20:30 (sipas kohës tonë lokale).
Të nominuarit për Topin e Artë në kategorinë e meshkujve janë:
Sipas të gjithë koeficientëve, Messi është favoriti për të marrë trofeun. Mbetet të shihet më vonë nëse historia do të shkruhet. /Telegrafi/