×
Show

Sonte në ora 20:10, në emisionin ‘Review’ publikohen bisedat telefonike të Morena Tarakut për skandalin me ‘Bentley’

Insajderi
08 February 2020 - 14:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Sonte në emisionin “Review” shikuesit e RTV Dukagjini dhe lexuesit e Gazetës Insajderi do ta kenë mundësinë të dëgjojnë deklarata ekskluzive për dosjen e hapur ndaj modeles, Morena Taraku e cila kishte tentuar të mashtrojë Doganën e Kosovës me një “Bentley” që i doli i vjedhur.

Nga ora 20:10, këtë të shtune do të publikohen audio-incizimet e siguruara nga emisioni “Review” ku modelja, Morena Taraku ‘shpërthen’ në fyerje e sharje ndaj personit i cili ia kishte sjellë veturën si dhuratë.

Deklaratat e saj që do të publikohen sonte, shkojnë përtej temës së veturës duke u futur edhe në personale.

https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/523228955243257/

Në studio e ftuar është aktorja, Adriana Matoshi e cila ka sjellë një atmosferë hareje përplot sarkazëm me tregimet e saj, derisa nuk mungojnë as lojërat dhe pyetjet provokuese.

Matoshi flet për karrierën profesionale, barrierat që ka hasur për t’u bërë një artiste me emër dhe krejt në fund komenton titujt e portaleve që kanë shkruar për të.

Emisioni “Review” i cili është prodhim i Gazetës Insajderi, transmetohet çdo të shtune nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe në Facebook.

Emisionet e plota të “Review” mund t’i shikoni në kanalin zyrtar të “Review” në GjirafaVideo duke klikuar KËTU.

Po ashtu emisionin “Review” mund ta ndiqni edhe në “Instagram” si @review.show

/ © Insajderi /

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark