×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sonte përballja e madhe, këtu mund ta shikoni meçin Fury–Ngannou

    Insajderi
    28 October 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një super spektakël i madh na pret sonte në botën e boksit. Tyson Fury do të përballet me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou në Arabinë Saudite.

    Fury, një nga dy kampionët në fuqi të boksit në peshat e rënda, ka qenë në kërkim të një kundërshtari të ri që nga fitorja e tij ndaj Dereck Chisora në stadiumin “Wembley” në dhjetor.

    Megjithatë, pasi një betejë e propozuar e padiskutueshme me Oleksandr Usyk nuk u materializua në fillim të këtij viti, dhe Anthony Joshua humbi mundësinë për t’u përballur me të në shtator, Fury tani është detyruar t’i drejtohet Ngannou.

    Kamerunasi mbretëroi për afër dy vjet si kampion i peshave të rënda të UFC-së përpara se të largohej nga ky sport në janar.Ky meç pritet të zhvillohet me fillim nga ora 23:20.

    Ndeshjen mund ta ndiqni live në DAZN, si dhe në linkun këtu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark