×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sonte promovohet libri bilingual “Home/Shtëpia”

    Insajderi
    29 September 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte në “Center for narrative practice” në Prishtinë (godina e ish-bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”, te Qafa, rr. UÇK), ora 19:00, promovohet “Home/Shtëpia”, libër bilingual shqip dhe anglisht.

    Ky libër përmban tregime, poezi, ese origjinale që përflasin hutinë, identitetin e përkatësinë, mërzinë, luftën dhe traumën.

    “Home/Shtëpia” është një përmbledhje e krijimeve të autorëve të ndryshëm, si Eljesa Beka, Njomza Dragusha & Fabian Gutscher, Plator Gashi, Vjosa Musliu, Tefta Kelmendi, Shqipe Gjocaj, Briland Pireva, Blerina Kanxha, Noar Sahiti, Diona Budima, Edina Hoti dhe Nita Deda.

    Libri në fjalë është realizuar nga Lura Limani dhe Rina Krasniqi, ndërsa është botuar nga “Lirindja zinë”.

    Sipas Lura Limanit, njëra nga përmbledhëset e punimeve për këtë libër, kemi të bëjmë me një botim të vetëfinancuar dhe i vetëbotuar. Ndonëse bashkë me Rina Krasniqin, i kemi mbledhë këto shkrime për katër vite me radhë, më duket që sot janë më relevante se kurrë.”- përfundon krijuesja e re kosovare, Lura Limani, në njoftimin e saj për botimin dhe promovimin e këtij botimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark