×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sonte seancë e jashtëzakonshme, këto janë pikat e rendit të ditës

    Insajderi
    14 December 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte nga ora 18:00, do të fillojë të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Në rend dite janë 11 projektligje që do të shqyrtohen nga deputetët.

    Në mesin e pikave, është edhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

    • Rendi i ditës
    1. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024,
    2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
    3. Shqyrtimi i dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve
    7. dhe arbitrazh,
    8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark