Sonte nis edhe edicioni i ri në garën e dytë më të madhe për klube në Evropë, Liga e Evropës. Në mbrëmjën e sotme mund të paraqiten futbollistët shqiptarë si Vedat Muriqi dhe Elseid Hysaj, Thomas Strakosha (Lazio), Myrto Uzuni (Ferencvaros) dhe Xherdan Shaqiri (Lyon), shkruan Insporti.com.
Në program janë gjithsej 15 ndeshje, të cilat zhvillohen në dy orare – nga ora 18:45 dhe nga ora 21:00.
Ndër ndeshjet kryesore do të zhvillohen mes Galatasarayt dhe Lazios, Leicester Cityt dhe Napolit si dhe Dinamo Zagrebit dhe West Hamit.
Poashtu, ndeshje interesante priten të luhen edhe mes Betisit dhe Celticut, Bayer Leverkusenit dhe Ferencvarosit dhe Rangersit me Lyonit.
Për më shumë, ndeshjet e plota i gjeni në fotografinë e mëposhtme: