![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Dokumentari “Ditët e Kurtit, idealist apo makiavelist?”, transmetohet sonte, në 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
Dikur veç një djalë ndryshe i protestave studentore, sot Albin Kurti është më afër se kurrë që të bëhet njeriu më i pushtetshëm në Kosovë. Në mes janë dy dekada aktinizëm politik, më shumë jashtë se brenda institucioneve.
InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë, si dhe zigzaget e tij përgjatë aktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës.
Nga diskreditimi i Ibrahim Rugovës në koalicion të mundshëm me partinë që ai e krijoi. Nga Jo-Negociata në njeriun që mund të bëhet fytyra kryesore e negociatave me Serbinë. Nga njeriu i pakorruptuar në liderin e rrethuar me partnerë me shumë afera korruptive. Nga Kurti i bashkimit kombëtar në Kurtin, kryeministrin kosovar/Insajderi.com