Edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në basketboll i vije fundi ditën e sotme.
Trepça dhe Peja e luajnë sonte ndeshjen pestë finale të “Play-Off”-it, sfidë kjo që njëherit përcakton edhe skuadrën kampione.
Palestra sportive “Minatori” në Mitrovicë do të jetë arenë e përballjes nga ora 20:00 mes dy rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar.
Seria finale pas katër takimeve është e barabartë 2:2, andaj ekipi që triumfon sonte do të shpallet kampion i Kosovës.
Dyja skuadrave u mungon trofeu i më të mirit për rreth një dekadë.