×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot pritet të bëhet deklarata përmbyllëse e mbrojtësit të viktimave në rastin e Pjetër Shalës

    Insajderi
    16 April 2024 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave, në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës.

    Ndryshe dje Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që Trupi Gjykues ta shpallë Pjetër Shalën fajtor për të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë dhe ta dënojë me 28 vjet burgim.

    Kujtojmë se Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021. Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark