×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sot dyshes Osmani-Kurti iu bë e qartë nga NATO-ja se duhet leje për forcat policore në Veri”

    Insajderi
    07 September 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës.

    Ai ka thënë se Kurtit dhe Osmanit i është bërë e qartë që duhet leje që forcat e Policisë së Kosovës të hyjnë në Veri.

    Këtë, Hoxhaj e ka quajtur si lajm të keq për Kosovën.

    ”Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani është në selinë e NATO-s, ku edhe e ka pasur një takim dhe konferencë shtypi me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Nga atje, presidentja e vendit përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark