×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë

    Insajderi
    05 April 2024 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës sot nis procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, i cili do të zgjasë deri më 17 maj. Pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 deri në 2000 euro për person.

    ASK ka bërë të ditur se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

    ASK shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit prej mbi 5.000 persona dhe të qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo person ka rëndësi.

    “Përfshirja juaj në regjistrimin e popullsisë është një hap drejt sigurimit të një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë’, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, të premten më 5 prill, nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024) dhe do të vazhdojë deri më 17 maj 2024.

    ASK u ka dërguar edhe mesazhe telefonike qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me këtë proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark