×
  • Sport
  • Sport

    Sot hidhet shorti për grupet e Champions League – ja në sa ora fillon ceremonia në Monako

    Insajderi
    31 August 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Antwerp i Arbnor Mujës, Copenhagen dhe PSV janë 3 skuadrat e fundit që fituan sfidat e “Play-Off” dhe siguruan kualifikimin në grupet e Champions League. Tashmë janë kompletuar 32 skuadrat që do të luajnë këtë fazë për sezonin 2023-2024.

    Shorti do të hidhet ditën e sotme në Monako duke nisur që nga ora 18:00. Faza e grupeve e Champions League do të jetë e fundit për sezonin 2023-2024 me këtë format dhe si rrjedhojë pritet të jetë mjaft i emocionues.

    32 skuadrat janë ndarë në 4 vazo. Në vazon e parë bëjnë pjesë skuadrat që janë fitues i Champions dhe Europa League, ndërsa përfshihen edhe 6 kampionet e kampionateve kryesore.

    Ndërkohë vazot e tjera përcaktohen nga renditja e klubeve, ku asnjë ekip nuk do të mund të përballet me një skuadrës të së njëjtit kampionat.

    Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 16-të. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 16-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark