×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sot Klani, dje Insajderi, nesër mediat e tjera”

    Insajderi
    14 June 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar licensa “Klan Kosovës”.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti tha se Qeveria Kurti po vazhdon luftën me mediat, derisa përmendi edhe ‘betejën’ e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës me Gazetën Insajderi.

    Tutje, ai tha se kryeministri ka për qëllim të kontrollojë gjithçka në Kosovë.

    “Qeveria po vazhdon luften me media. Sot me Klan Kosoven, dje Insajderin, neser te tjerat. Lideret autoritar nuk durojne zera kundershtues. Kurti do te tentoj te kontrolloj gjjthcka ne kete vend, vec rezistenca e perbashket e ndal”, ka shkruar Ahmeti.

    Kujtojmë se, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës isht dënuar me 13 mijë euro pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit. Ky insitucion nuk i ofroi të dhëna Gazetës anipse kishin kaluar mbi 4 muaj që kur i janë kërkuar ato, e që ligji i obligon t`i bëjnë publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark