×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, në mesin e pikave emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    Insajderi
    08 March 2023 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në mbledhjën e Qeverisë, që do të mbahet në ora 10:00 pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë e ka rekomanduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjet të drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.

    Në pikën 2 të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-172, ku kjo pikë e rendit të ditës do të prezantohet nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.

    Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2024-2026./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark