×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    19 April 2023 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Strasburg do të nënshkruhet Akti ligjor për vizat, pas miratimit që ndodhi dje në Parlamentin Europian.

    Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së, shkruan Gazeta Insajderi

    Lajmin e ka konfirmuar Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE).

    Një një postim në Twitter, Komiteti thotë se pas nënshkrimit në një konferencë për media do të dalin deputeti holandez Thijs Reuten dhe zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi.

    Pas këtij momenti hapi i vetëm që duhet të bëhet, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark