Insajderi
Lajme

Sot nis faza e katërt e desinsektimit në Prishtinë

Insajderi
22 July 2016 - 09:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës do të filloj sot me fazën e katërt të desinsektimit hapësinor.

Sipas njoftimit të komunës dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Ajo ka porositur qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, të kenë kujdes të shtuar duke mbajtur dritaret e mbyllura.

“Që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.

Desinsektimi do të bëhet në këto lagje të Prishtinës:

 E premte, 22 korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

E shtunë, 23 korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;

E diel, 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

E hënë, 25 korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E martë, 26 korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E mërkurë, 27 korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark