Familja presidenciale ndonëse i dërgoi vajzat në një shkollë private ajo nuk u ngop kurrë duke shfrytëzuar në maksimum paranë publike. Mediat kanë raportuar për shumë raste kur bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu kishte shfrytëzuar çdo cent nga buxheti i Kosovës për përfitime personale.
Në vitin 2022 Gazeta Insajderi u përball me një betejë ligjore me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Krejt kjo për një person. Ky dikaster nuk i dorëzoi dokumentin e kërkuar gazetës Insajderi.
Bëhet fjalë për shpenzimet për karburant në kohën kur zotëriu i parë i vendit, Prindon Sadriu shërbente si zëvendësshef i misionit diplomatik në Shkup.
Gazeta Insajderi i kërkoi këto fatura të shpenzimeve, por nuk i mori kurrë, për këtë buxheti i MPJD, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla u dëmtua plot 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Pra shteti në atë kohë u pajtua që në këmbim të fshehjes së faturave të shpenzimeve të udhëtimit të Prindon Sadriut, në destinacionin Kosovë-Maqedoni, të paguaj 13 mijë euro gjobë.
Pasi që MPJ nuk i ofroi këto fatura, Gazeta Insajderi u ankua në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Ministria nuk e përfilli fare vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Si rrjedhojë e kësaj, AIP e dënoi ministrin me 13 mijë euro gjobë.
Insajderi nisi këtë betejë pasi kuptoi se Sadriu kishte bërë shpenzime të mëdha të buxhetit në karburant. Ai kishte kërkuar që shteti t’ia mbulonte shpenzimet e karburantit që e përdorte për të udhëtuar në Shkup pasi nuk ishte zhvendosur atje me banim.
Kjo kërkesë e tij, ishte aprovuar nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së me 2 mars 2020. Mirëpo asnjëherë publikisht Sadriu nuk tregoi se a gjeti banesë dhe sa gjatë Ministria e Punëve të Jashtme i ka paguar atij për karburante.
Por ky nuk është rasti i vetëm që Sadriu i shfrytëzoi parat e shtetit.
Burri i Presidentes Osmani, ia kërkoi shtetit 396 euro kompensim për shpenzime pas infektimit me Covid-19. Gjatë kohës sa Prindon Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup dhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka përfituar financiarisht edhe nga Qeveria “Thaçi I”. Ministria e Punëve të Jashtme, në kohën e Hashim Thaçit, në vitin 2010 kishin financuar shkollimin e Sadriut në shumën rreth 9 mijë euro.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: