×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot pritet të mbahet seanca e dytë e Apelit ndaj Salih Mustafës

    Insajderi
    27 October 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë seanca e Apelit e cila është e dyta më radhë në çështjen ndaj Salih Mustafës i cili është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte.

    Në këtë seancë pritet që t’i prezantojë parashtrimet përfundimtare Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me përcaktimin e dënimit ndaj Salih Mustafës.

    Po ashtu, sot pritet që parashtrimet e veta t’i paraqes mbrojtja e viktimave dhe sipas nevojës edhe mbrojtja e Mustafës e po ashtu edhe Mustafa.

    Seanca e sotme në këtë çështje do të fillojë në 09:30 për të vazhduar deri në ora 12:00.

    Salih Mustafa ka paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues me 26 vite burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark