×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca për Sali Berishën pasi SPAK kërkoi për të masën e sigurisë arrest shtëpie

    Insajderi
    26 December 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa ditë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për të.

    Sot në orë 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët, nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës.

    Më herët Prokuroria e Posaçme reagoi në një njoftim zyrtar për datën e mbajtjes së seancës për Berishën, raporton TopChanel.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00”, sipas njoftimit të SPAK.

    Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

    Berisha tha se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme.

    “Avoketërit do të jenë ata që do më këshillojnë mua, por edhe një herë, çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit, nuk kishte asnjë dosje aty, avokati kishte 7 faqe me vendimet e gjykatës”, tha Berisha.

    Kujtojmë se disa ditë më parë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

    Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark