×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sot u shënua 50- vjetori i revoltës së Spaçit

    Insajderi
    21 May 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Revolta e Spaçit, një akt i qendresës dhe disidencës shqiptare antikomuniste

    Është përkujtuar sot revolta e burgut të Spaçit, një kryengritje dyditore e të burgosurve politikë, që nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati deri më 23 maj.

    Me dhjetëra të përndjekur politikë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri morën pjesë në këtë përvjetorë jubilarë të kësaj revolte, që njihet si një aktet e rralla të disidencës politike e vepruese në Shqipërinë e udhëhequr nga diktatori i kuq Enver Hoxha. Të përndjekurit që morën pjesë  në këtë manifestim janë dëshmitarë të fundit të kësaj revolte, por disa prej tyre kanë qenë edhe vetë protagonistë të kësaj ngjarje.

    Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.

    Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, me seli në Tiranë, ka qenë pjesë e këtij organizimi, në të cilin janë bërë bashkë një sërë institucionesh të kujtesës, në mënyrë që kjo ditë të shënohet në mënyrën më të mirë.   

    Një nga pikat kryesore, krahas kujtesës dhe jehonës së qëndresës, instituti i lartcekur ka propozuar që burgu në fjalë të shndërrohet në një qendër muzeale.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark