17:52 - 18 Mars 2023

Reperi shumë i dashur për publikun Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, sot feston ditëlindjen.

Krijuesi i hiteve të shumta rep sot ka mbushur plotë 42 vjet.

Viktori shkollën fillore e mbaroi në Prishtinë. Më pas u regjistrua në gjimnazin “Sami Frasheri”.

Ndërsa, vite më vonë ai emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku edhe vazhdon të jetojë.

Në karrierën e tij numëron shumë hite, ku ndër më të suksesshme cilësohen këngët ‘Demokraci, “Ta zhdukim policinë”, “Shota”, “U qova pi vorri”, Vetbëesim”, “Kuq e zi” etj.

Albumin e tij të parë “Shihemi N’perkujtime”, arrin ta publikojë në vitin 2002.

Në vitin 2012, Unikkatil vjen për të mbajtur një koncert gjigant për fansat e tij në Kosovë, në stadiumin e Prishtinës.

Ai vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, ndërsa pëlqehet nga një masë e madhe e publikut shqiptar.