×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Sot varroset ish-kryeministri japonez Shinzo Abe

    Insajderi
    12 July 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me mijëra japonezë janë duke i dhënë sot nderimet e tyre të fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ceremonia mortore, e cila po mbahet në tempullin Zojoji në Tokio, është private dhe do të jetë e hapur vetëm për miq dhe familjen. Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste. Pas funeralit, automjeti që do të mbajë trupin e Abe do të kalojë përmes qendrës së Tokios.

    Kujtojmë se ish-kryeministri 67-vjeçar u qëllua për vdekje të premten e kaluar teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore.

    Në të gjithë Tokio, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë dhe jashtë tempullit, një varg i gjatë qytetarësh, shumë prej të cilëve mbajnë tufa me lule, shtrihet në dy blloqe. Shumë prej tyre thonë për BBC se Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie, një grua tha se gjatë ditëve të para të Covid, kur Abe ishte kryeministër, ajo ndjeu se ai e kishte trajtuar krizën në mënyrë efektive./AlsatM

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark