×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot varroset Shaip Thaçi që mbeti dje i vdekur pas goditjes që mori në Veternik

    Insajderi
    11 March 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shaip Thaçi nga fshati Carrallukë, ka mbetur dje i vdekur në aksidentin që ndodhi në Veternik.

    Ceremonia e varrimit të tij pritet të bëhet sot në ora 15:00, sipas njoftimit të familjarëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, aksidenti ka ndodhur dje në mesdite, sipas njoftimit të Policisë.

    “Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.

    “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo tutje për Gazetën Insajderi, duke bërë me dije se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

    Ndërkohë ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark