×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot vazhdon seanca ndaj Ministres Hajdari për aksidentin, dëgjohen përfaqësuesja e të dëmtuarës dhe e pandehura

    Insajderi
    13 October 2023 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sërish do të dalë sot para gjykatës për aksidentin që kishte ndodhur më 10 prill 2022 ku një fëmijë kishte marrë lëndime të lehta.

    Në seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe e pandehura Hajdari.

    Pas seancës së fundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur ta mbyllë për publikun seancat ndaj ministres Hajdari.

    Më 12 tetor 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

    Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

    Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”. /BetimipërDrejtësi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark