Superkupa e Kosovës vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera çerekfinale.
Kampionia e Kosovës, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin dhe Verdhezinjtë shihen si favoritë për të shkuar tutje.
Kurse, takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.
Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën.
Kualifikimin në gjysmëfinale tashmë e kanë siguruar Bashkimi dhe Trepça.
Orari
E enjte
17:00 Peja – Proton Cable Prizreni (Grupi B)
20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (Grupi C)
E premte
17:00 Gjysmëfinalja GR A-D
20:00 Gjysmëfinalja GR B-C
E diel
17:00 Finalja