Napoli ka marrë edhe fitoren e tetë në po aq ndeshje në Serie A duke bërë një start perfekt.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri italian Luciano Spalletti ka mposhtur Torinon me rezultat minimal 1-0.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur titullar edhe në këtë takim duke treguar formë fantastike.
Rrahmani tanimë është bërë një titullar i rregullt te Napoli duke ia zënë vendin grekut Kostas Manolas.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti ka folur pas fitores ndaj Torinos edhe për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Spalletti e ka lavdëruar shumë Rrahmanin, duke thënë se me meritë e ka fituar vendin e titullarit dhe se është një mbrojtës i kompletuar.
“Rrahmani është një lojtar që e ka fituar me meritë vendin e titullarit. Është një lojtar me nivel të lartë”.
“Amiri është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh anën e dobët të tij sepse ai ka pozicionim të mirë, fizik, ndikim në lojë dhe është një djalë i disponueshëm në çdo rast”, deklaroi trajneri italian.
Rrahmani këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Napolin mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ku ka shënuar edhe dy gola