×
Show

Speca të mbushur me djathë

Insajderi
17 March 2016 - 11:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse jeni mërzitur nga kombinimi i specave të mbushur me mish të bluar, atëherë sjellim një recetë tjetër sa për ndryshim.

Këtë herë specat janë të mbushur me djath ndërsa djathit i shtohet edhe përshuta.

Ja përbërësit dhe mënyra se si mund të përgatitet ky ushqim për katër persona:

8 speca të kuq
400gr përshit
2 vezë
400gr djathë feta
200gr djathë të bardh
1 qepë
Vaj
Kripë
Piper të zi

Përgatitja: Fillimisht qepët i hedhin në vaj deri sa të fërgohen e pastaj e shtojmë përshutën.  Në një enë tjetër përziejmë vezët me djathin e bardhë të troshitur dhe i shtojmë në tigan.  Në ndërkohë, specave ua heqim bishtat dhe farat ,dhe i mbushim me masën e përgatitur në tigan.

Në fund secilin spec e mbulojmë nga brenda me një copë fete djathi,specat i rendisim në tavë dhe i pjekim për 35 minuta në temperaturë 200 gradë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark