×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Specialja e pyet dëshmitarin e tetë për stërvitje në Bajgorë, ai e përmend komandant Remin

    Insajderi
    12 June 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e ka nisur dëshminë, dëshmitari i tetë.

    Një pjesë e seancës ishte e hapur dhe aty prokuroria e pyeti dëshmitarin për disa ushtrime që janë zhvilluar në Bajgorë.

    Dëshmitari tha se ata stërvitjet i kryenin në një shkollë në fshatin Bajgorë.

    “Stërvitja ka qenë e përqendruar në fshatin Bajgorë, në një shkollë. Ka qenë bazë zonë operative, ku pas stërvitje ka qenë i përqendruar vet shtabi atje, depoja e municionit dhe kuzhina ushtarake”, ka thënë dëshmitari.

    Më pas ai u pyet nga prokuroria se kush i trajnonte ata dhe se çfarë rroba patën të veshur personat që i trajnonin, po ashtu u pyet se a e njifte ndonjë prej komandantëve që u ishte prezantuar gjatë atij trajnimi.

    “E mbaj mend se na ishte prezantuar komandati Remi, ishte komandant i zonës së Llapit”, ka thënë dëshmitari i tetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark