Chelsea ka triumfuar në derbin spektakolar kundër rivalit të qytetit, Tottenham.
Skuadra e drejtuar nga Pochettino ka shënuar fitore me rezultat të thellë 1-4.
Son hapi llogarinë në minutën e gjashtë të ndeshjes për 1-0, kurse Palmer barazoi në minutën e 35’të nga penalltia.
Kurse, në pjesën e dytë Chelsea e pati punën më të lehtë, pasi Tottenham mbeti me dy lojtarë më pak pas përjashtimit të Romeros dhe Udogie.
Sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson shënoi hat-trick në pjesën e dytë (75′, 90+4 dhe 90+7) për triumfin e ‘Bluve’ të Londrës.
Me këtë fitore, Chelsea kalon në pozitën e 10’të, ndërsa Tottenham mbetet e dyta.