×
Show

Spektakli i “Dior” në vendlindjen e ish-kryeministrit Winston Churchill

Insajderi
02 June 2016 - 08:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo është hera e tretë që “Dior” zhvillon një sfilatë në vendlindjen e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, që nga vitet 1954 dhe 1958. Modele si Bella Hadid parakaluan me veshje me motive aziatike dhe afrikane.

Lucie Meier dhe Serge Ruffieux, drejtoreshat kreative, thanë se u inspiruan jo vetëm nga moda që ndiqte shoqëria e lartë pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe nga dëshira e madhe për të eksploruar me stilin qe ka karakterizuar atë periudhë.

Por çfarë do të kishte menduar audienca e vitit 1950 për këtë sfilatë të “Dior”? “Ndoshta disa do të shokoheshin, disa do ta pëlqenin , disa do të ishin gati për t’i veshur ndërsa të tjerë as do të donin t’i shihnin”, u shpreh Lucie Meier.

Koleksioni i cili mban firmën e “Dior” solli xhaketat klasike dhe elegante të njohura si “Bar jacket”, funde të ngushtë deri tek gjuri dhe pantallona me belë të lartë që shkonin jo më shumë se kyçi i këmbës. Mëngët e bluzave ishin të gjera dhe jo shumë të gjata.

Por nuk munguan as stilet e gërshetuara fund me pantallona. Të gjitha këto risi “Dior” i solli ndërsa ende nuk ka një stilist qendror, pasi prej 6 muajsh Raf Simons dha dorëheqjen nga linja luksoze për të hapur firmën personale të veshjeve. / Top Channel

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark