×
Show / Fashion

Sporte ekstreme dhe stërvitje të “çmendura” – Deputeti kosovar sfidon vdekjen

Insajderi
27 June 2019 - 10:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e publikuar në rrjetin social Facebook rreth dy muaj më parë, e shfaqte deputetin Bekë Berisha në një mëngjes në Prishtinë duke konsumuar dhjetë kafe brenda një minute.

Madje, pas kësaj videoje të tij, deputeti i AAK-së kishte rrëfyer se ai pi për çdo ditë kaq shumë filxhanë të kafesë.

E ndonëse konsumimi i madh i kafes, sipas studiuesve, nënkupton konsum të madh të energjisë, Bekë Berisha duket se ka aq shumë energji sa përveç pasionit për kafenë, të ndjek edhe një pasion tjetër që konsumon shumë energji.

Në një vështrim të shpejtë në profilin e tij të rrjetit social Instagram, vërehet pasioni i madh i Bekë Berishës për sportet ekstreme; përfshirë këtu alpinizmin, shkruan Insajderi.

Berisha, përmes këtyre aktiviteteve “sfidon” edhe vdekjen.

Një video e publikuar nga ai në rrjetin social Instagram në janarin e këtij viti, e shfaq deputetin e Kuvendit të Kosovës duke kryer stërvitje në një lartësi të madhe, teksa mbahet vetëm me duar në një konstruksion metalik.

https://www.instagram.com/p/BtIt8einVMf/

Në një tjetër video, Berisha shihet i lidhur me litar teksa del nga një shpellë, e cila sipas deputetit të AAK-së, është shpella e Azem Galicës.

“Pa ajër. Shpella e Azem Galicës”, ka shkruar Berisha në përshkrimin e videos, të cilën e ka publikuar muaj më parë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BnJrxVwHjNX/

E në muajin tetor të vitit të kaluar, Bekë Berisha shfaqet duke ngjitur një gur në një lartësi të madhe. Nuk është as i lidhur me litar.

E kjo ngjitje ka habitur edhe ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Wow! Çfarë guximi”, i ka shkruar deputetit Berisha, një komentues në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BohXhZtHYbb/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark