Nuk ka fitues në sfidën Atalanta-Juve, por të dy ekipet shijojnë pikën e marrë pas barazimit 0-0.
“Zonja e Vjetër” e sheh veten -4 pikë në raport me dy ekipet e Milanos pas javës së 7-të, plus një nga Atalanta. Bergamaskët ishin superior, të paktën në shifra dhe në raste, teksa krijuan më shumë volum loje, madje goditën edhe shtyllën, u desh një mrekulli e Szczensy për të mbajtur Juven në lojë.
Kjo ishte sfida e katërt radhazi, që Atalanta e mbyll pa pësuar gol, një meritë të padiskutuar në këtë ka edhe Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të mirë në këtë sfidë, i vlerësuar me notën 6,5:
“Limiton Kean në të gjithë mënyrat e lejuara, në qendër të mbrojtjes ka gjetur stabilitet dhe shkëlqim. Me kokë është i rrezikshëm në çdo goditje këndi, në një rast tremb badhezinjtë”, shkruajnë mediat italiane.