Përfaqësuesja e Kosovës sonte është duke e zhvilluar ndeshjen miqësore me Jordaninë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insporti.com.
Futbollistët e Kosovës sonte nuk do të mund të ndjenjën mbështetjen e tifozëve nga shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, përkundër se numri i lejuar është 30 për qind i kapacitetit të stadiumit.
Me të filluar ndeshja është vërejtur se nuk janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, pasi shkallët e stadiumit janë “bosh”.
Mos interesimi për këtë ndeshje të “Dardanëve” ka ndikuar çmimi i lartë i biletave.
Një biletë në perendim ka kushtuar 20 euro, ndërsa më e lira prapa portave ka kushtuar 10 euro.
Këto çmime të vendosura nga FFK-ja ka bërë që qytetarët e Kosovës mos të blejnë biletat.
Kjo është hera e parë që stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është i mbushur për ndeshjet e Përfaqësueses të Kosovës. /Insporti.com/