Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se stadiumi i klubit, Flamurtari është bërë me tribunë të re.
Komuna e Prishtinës ka vazhduar me investime në sport dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.
“Tribunë e re në stadiumin e ‘Flamurtarit’. 1 500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik ‘Flamurtari’ në kryeqytet. Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës”, ka thënë Rama.