×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano i reagon Bislimit pas qasjes ndaj BE-së: Sjellje e papranueshme

    Insajderi
    22 February 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ashpër ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të barabartë sipas tij . Dje, madje Bislimi u shpreh se nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga BE për shkak se çështja e dinarit, nuk është temë e dialogut.

    Ndaj kësaj deklarate të Bislimit ndaj Lajçakut ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, shkruan Insajderi.

    “Shpresojmë se zotëri Bislimi do t’i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazë, t’i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, ka thënë të enjten Stano.

    Ndërkohë, Stano ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia janë ftuar në Bruksel që në kuadër të dialogut të diskutojnë mbi zgjidhjen për t’i tejkaluar “problemet e shkaktuara nga vendimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Kosovës”.

    Takimi është thirrur që të mbahet më 27 shkurt.

    Çka tha Bislimi?

    “Nuk është takim që duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Mirsolav Lajçak ka shkelur parimet e veta, ato që i kishte vendosur në vitin 2021 se s’do të ketë tema pa aprovimin e palëve”, ishte deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi ditën e djeshme, pasi bëri të ditur se kishte marrë një ftesë nga emisari evropian për takim në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit.

    Bislimi kishte bërë të ditur se do të shohin kush mund të shkojë që të bisedojë për dinarin në Bruksel, por që ai person nuk do të jetë nga ekipi i kryenegociatorit.

    “Ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transfereve nga Serbia për Kosovë, por ky nuk është takim që duhet të shkoj kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do shohim kush mund të shkojë që të bisedojë për dinarin, por që nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, u shpreh ai.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark