×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Stano: Kosova duhet t’i përmbush të gjitha kërkesat për heqjen e masave të BE-së

    Insajderi
    17 August 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për heqjen e masave të Bashkimit Evropian, Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat e Brukselit të pashtruara në komunikatën e 3 qershorit, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Në një konferencë më gazetar në Bruksel, Stano ka nënvizuar se në fillim të qershorit Bashkimi Evropia qartazi ka precizuar cilat janë detyrat e Kosovës. Në këtë rast ai përsëriti se Prishtina zyrtare duhet t’i tërheqë të gjitha forcat policore nga ndërtesat komunale, t’i largojë kryetarët e komunave nga këto ndërtesa dhe mundësojë veprimtarinë e tyre nga objektet alternative si dhe shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri, me pjesëmarrjen e serbëve lokal.

    Stano konfirmoi se BE mirëpriti marrëveshjen e korrikut të arritur në Bratislavë  mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit evropian për dialog Mirosllav Lajçak por pranoi se kjo nuk mjafton për heqjen e masave të cilat janë vendosur në mes të muajit qershor.

    “Të gjithë këta janë hapa shumë të rëndësishëm, hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, porositi zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

    Vetëm pas përmbushjes së kushteve drejt de-përshkallëzimit, Stano konsideron se palët mund ti kthehen procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me theks në zbatimin e marrëveshjes së arritur në shkurt dh aneksin e dakorduar në mars në Ohër. Pa përparim në dialog, porosit Peter Stano, nuk ka përparim në BE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark