×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    29 January 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar lidhur me kërkesën e Bashkimi Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për zbatimin e vendimit BQK-së, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Stano përmes një konference për media bëri thirrje që për një periudhë të mjaftueshme të gjendet një zgjidhje për këtë çështje specifike.

    Më pas ai ka folur edhe lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

    Lidhur më këtë ai u shpreh se Lajçak po bënë përpjekje për të çuar përpara dialogun.

    Bisedimet e sotme me presidentin Vuçiq dhe bisedimet e nesërme me homologët kosovarë në Prishtinë, bisedimet me presidentin Vuçiq në Beograd dhe nesër me homologët kosovarë në Prishtinë janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano.

    Theksojmë se sot në Beograd për vizitë ka qëndruar emisari evropian, Mirosallav Lajçak. Ai ka zhvilluar takim me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

    Lajçak pas takimit tha se me Vuçiq kanë biseduar lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Lajçak do të qëndrojë për vizitë nesër në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark