×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano: Nuk e publikojmë draft-statutin, është në diskutim e sipër

    Insajderi
    08 December 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian nuk i publikon dokumentet zyrtare që janë duke u diskutuar.

    Ai thotë se drafti është në diskutim e sipër ndërsa ka kërkuar edhe nga palët e përfshira në negociata që të mos e publikojnë atë.

    “Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, deklaroi Stano për Klankosova.

    Më tutje, ai kujtoi se propozimi i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit palëve, Kosovës dhe Serbisë, nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian.

    Kryeministri Albin Kurti, më 24 nëntor, tha se nuk është ai i cili duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë, sipas tij, duhet të bëjë ndërmjetësi evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark