×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano: Presim që këtë vit Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

    Insajderi
    10 January 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se këtë vit presin që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

    Në një konferencë për media dje në Bruksel, Stano u ka bërë thirrje palëve që këtë vit ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit bashkë me Aneksin e Ohrit.

    “Të gjithë e dinë se ku qëndrojmë. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plotë. Ky vit ofron një mundësi të mirë për të filluar me të vërtetë të punoni shumë, duke mos diskutuar formalitetet, por duke punuar për të prodhuar rezultate konkrete dhe thelbësore”, ka thënë ai.

    I pyetur se nësë BE-ja do të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen me Kosovën duke e kushtëzuar me anëtarësim në bllok, tha se shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.

    “Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, ishte përgjigjja e Stanos.

    Më tutje ai tha se palët kanë bërë një zotim me Marrëveshjen e Ohrit dhe se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark