×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Stano shpreson që tensionet e fundit në veri “të mos afektojnë” takimin e nesërm Bislimi-Petkoviq

    Insajderi
    03 April 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se “shpreson” që ngjarjet e fundit të tensionuara në pjesën veriore të Kosovës “të mos e afektojnë” takimin e nesërm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, shkruan Insajderi.

    Kështu tha ai në një prononcim për REL ndërsa kërkoi që palët të bëjnë kontributet e tyre për të mirëmbajtur atmosferën e normalizimit në dritën e marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

    “Presim që palët të bëjnë kontributet e tyre dhe të krijojnë atmosferë normalizimi dhe ripajtimi dhe që shumë shpejt t’i zbatojnë zotimet e tyre në fund të shkurtit në Bruksel dhe mëpastaj në Ohër”, tha ai.

    “Palët vetiu kanë zotuar të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të kishte pasojat e kundërta. Kjo do të thotë se do të ishte kundër kësaj atmosfere e cila është e domosdoshme për angazhim konstruktiv dhe ripajtim”, shtoi Stano. Zëdhënësi, mes tjerash, shprehet se Bashkimi Evropian pret që palët të punojnë seriozisht për zbatimin e marrëveshjes.

    “Asnjë krizë nuk zgjidhet thjesht duke u pajtuar për diçka. Duhet zbatim. Prandaj edhe Bashkimi Evropian është i prerë dhe i palëkundur në bërjen presion mbi palët për të nisur seriozisht zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Peter Stano./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark