×
  • Lajme
  • Insajderi

    Statistika të frikshme: 85% të viktimave të dhunës seksuale në periudhën 2019-2021 ishin vajza të mitura

    Insajderi
    31 August 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas statistikave të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës 85% të viktimave të dhunës seksuale në periudhën 2019-2021 ishin vajza të mitura. Ndërkaq, të gjithë kryesit e dhunës seksuale ishin burra ose djem, shkruan Gazeta Insajderi.

    Avokatja Rina Kika përmes një statusi në Facebook ka nxjerrur këto statistika duke folur për rastin e fundit të dhunimit të një 11 vjeçare nga pesë persona.

    “Nuk duhet të befasohemi me tmerrin që ia shkaktuan pesë burra e djem një vajze 11 vjeçare. Duhet të mllefosemi, të punojmë bashkë e vazhdimisht për t’ia shkulur rrënjët mendësisë që mundëson dhunën ndaj vajzave e grave si dhe zbutjen e jashtëzakonshme të dënimeve për dhunuesit seksualë. Puna më e madhe i takon institucioneve që duhet të bëjnë shumë më shumë për t’i adresuar këto probleme”, shkruan ajo.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark