Bad News Eagles tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, pas suksesit të tyre në kualifikimin PGL EUROPE RMR B, ku mposhtën në finale ekipin SINNERS për t’u bërë ekipi i parë shqiptar pjesëmarrës në një turne Major.
Për asnjë moment nuk u dorëzuan lojtarët e ekipit nga Kosova, edhe pse ishin shumë afër eliminimit, ata arritën të rikthehen nga seria 1-2 (një fitore, dy humbje), në seri prej 3-2 (tri fitore, dy humbje), për t’u kualifikuar më pas në turneun major, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës, duke filluar nga data 12 maj.
Performancë të mirë patën të gjithë lojtarët e bNe gjatë këtij turneu kualifikues, lojtari me më së shumti vrasje ishte rigoN, ndërsa lojtari me vlerësimin më të mirë nga HLTV ishte juanflatroo.
Këto janë statistikat e secilit lojtar gjatë ndeshjeve kualifikuese për në majorin e madh PGL Antwerp Major CS:GO:
Flatron “juanflatroo” Halimi, eliminime 165, vdekje 142, vlerësimi nga HLTV 1.15.
Dionis “sinnopsyy” Budeci, eliminime 148, vdekje 145, vlerësimi nga HLTV 1.10.
Sener “SENER1” Mahmuti, eliminime 137, vdekje 137, vlerësimi nga HLTV 1.03.
Genc “gxx-” Kolgeci, eliminime 131, vdekje 126, vlerësimi nga HLTV 1.00.
Rigon “rigoN” Gashi, eliminime 150, vdekje 159, vlerësimi nga HLTV 1.00.
/Telegrafi/